I ndaluan canten me fishekzjarre, Plisat: Na duan larg kombëtares, por nuk na ndalin

Në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, Policia e Shtetit sekuestroi një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla. Policia bën të ditur, se çanta me fishekzjarre ndodhej në një autobus që vinte me tifozë nga Kosova, për të parë ndeshjen.

Një ngjarje që ka marrë edhe reagimin e tifo-grupit, "Plisat", që argumenton se gjithçka e blerë ishte e shoqëruar me kuponin fiskal dhe se nuk do të përdoreshin në ambientet e stadiumit, por jashtë saj. Gjithashtu, grupimi i njohur i tifozëve të klubit, Prishtina pohoi se sasia e piroteknikëve nuk ishte e fshehur.

"Sqarim për opinionin e gjerë.

Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë. Argumentet tona ishin të qarta:

-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës

-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.

-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.

Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese. Një gjë është e qartë. Dikujt i konvenon kjo - ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.

Andaj, ju bëjmë me dije se. Gjithë këto nuk do të na ndalin.

"SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE" thuhet në reagimin e grupit. 

EMISIONET