Jep dorëheqjen ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. LSI propozon Sokol Dervishajn

Jep dorëheqjen ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.  Mësohet se ministri i paraqiti sot, 2 shtator 2016, dorëheqjen nga detyra kryeministrit Edi Rama "për shkak të angazhimit në parti". Nga LSI mësohet se zëvendësuesi i tij do të jetë Sokol Dervishaj, deri më tani shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Ora 11: 25 Konfirmohet doreheqja 

Nga kryeministria bëhet e ditur: "Kryeministri e ka falenderuar ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit dhe kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të"

Edmond Haxhinasto është ministri i dytë i LSI-së që largohet nga qeveria pas Nasip Naços.

Ora 11: 30 Haxhinasto mbërriti në kryesinë  e Kuvendit për të takuar kryetarin e LSI-së Ilir Meta dhe se LSI propozon Sokol Dervishaj për ministër të Transportit dhe Infrastrukturës.

Ora 12: 30 LSI: Do angazhohet me partine. E zevendeson Dervishaj 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili konfirmoi në një reagim se dorëheqja e ministrit Edmond Haxhinasto lidhej me angazhime elektorale brenda Lëvizje Socialiste për Integrim. Ai konfirmon se Haxhonasto do të pasohet nga Sokol Dervishi, deri më tani shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Ora 12:35 Reagon Berisha: Rama nuk fsheh dot vjedhjet me largimin e Haxhinastos

Ky ndryshim në kabinetin qeveritar vjen dy ditë pas një takimi që zhvilluan kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit dhe kryetari i LSI, Ilir Meta, pas të cilit u tha se nuk diskutohet vijimësia e koalicionit.

Ndryshimi i fundit në kabinetin qeveritar ishte ai i 16 shkurtit 2016 kur u shkarkua Shkëlqim Cani nga posti i ministrit të Financave dhe në vend të tij u emërua Arben Ahmetaj. Ndërsa në postin që mbante Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë u emërua Milva Ekonomi deri para këtij emërimi mbante postin e  zv ministres së Shëndetësisë.

[caption id="attachment_821664" align="alignnone" width="640"]Automjeti i Edmond Haxhinastos duke u larguar nga Kryesia e Kuvendit Automjeti i Edmond Haxhinastos duke u larguar nga Kryesia e Kuvendit[/caption]

[caption id="attachment_821663" align="alignnone" width="640"]Automjeti i Edmond Haxhinastos duke u larguar nga Kryesia e Kuvendit Automjeti i Edmond Haxhinastos duke u larguar nga Kryesia e Kuvendit[/caption]

Ndryshimet në qeveri 2014- 2016 

Më 1 Gusht 2014 Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen si Ministër për marrëdhëniet me parlamentin. Në vend të tij Ermonela Felaj

Në prill 2015 Ikën Erion Veliaj për shkak se garoi për kreun e bashkisë Tiranë. Në krye të  Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë u vu Blendi Klosi

Më 9 Nëntor 2015 Nasip Naço jep dorëheqjen si ministri i Drejtësisë  dhe në vend të tij LSI emëron Ylli Manjanin.

Më 16 Shkurt 2016  Rama zëvendëson Shkëlqim Canin me Arben Ahmetajn në krye të ministrisë së Financave

Milva Ekonomi e emëron në krye të Ministrit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes duke zëvendësuar Arben Ahmetajn

https://www.youtube.com/watch?v=vqMuO4XSLJ8

 

Më 2 shtator 2016 Jep dorëheqjen ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

 

 

 

EMISIONET