Budina: Do ti kërkojmë shpjegime komisioneres së BE se pse nuk u bë dialogu, nisëm kontaktet me opozitën e PS
Regjisori Robert Budina njoftoi se do ti shkruajnë Komisioneres së Bashkimit Europian, Mariya Gabriel, për ti kërkuar se pse nuk u bë dialogu për Teatrin Kombëtar të cilin ajo e kërkoi.
Budina tha se AMT ishte vënë në lëvizjen dhe kontakte me opozitën dhe eksponentë socialistë.
Budina: Ne do të nxisim Ambasadoren të na japë shpjegime se pse nuk u bë dialogu, ne u përpoqëm me të gjitha mënyrat, Mariya Gabriel do ti shkruajmë. Ne u nisëm për ta bërë atë, ishim në kontakt edhe me deputetë të opozitës dhe me eksponentë socialistë për këtë plan. Jemi këtu ku jemi por nuk do të thotë asgjë, sërish mund të bëhet. Asgjë nuk ka përfunduar, historia është e gjatë dhe zotërinjtë do të duhet të rrinë këtu përjetësisht dhe do duhet të durojnë fjalën tonë të lirë që i çmontoi me 24 korrik. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu patjetër.
Komisionerja e Bashkimit Europian, Mariya Gabriel kishte kërkuar pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për të shembur Teatrin Kombëtar që të ketë dialog me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore.
“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore”, pati deklaruar Mariya Gabriel.
