Qeveri besimi? Braçe: Zgjedhjet i garanton drejtësia, asnjë politikan
Një ditë pas qëndrimit të shprehur të LSI, ka ardhur reagimi i parë në rradhët e socialistëve.
Deputeti, Erjon Braçe, është shprehur kategorikisht kundër çdo lloj qeverie, qoftë kjo teknike apo e besimit, që nuk del nga vota e popullit.
Ai thotë se nuk pranon të ndajë pushtet me Sali Berishën as në tavolinë, as në zgjedhje dhe as pas tyre.
Sipas Braçes, i vetmi koalicion që qarkullon rrotull është ai kundër reformës në drejtësi dhe pa këtë të fundit thotë Braçe, nuk ka zgjedhje.
‘Garanti i zgjedhjeve eshte drejtesia! Asnje politikan, drejtesia! Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi’.
Postimi i plotë në fb:
Une nuk ndaj pushtet me Sali Berishen! As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre! Nje vote kam ne Kuvend;E kam prej atyre njerezve te shumte,qe me kane votuar ne zgjedhjet e vitit 2013-te,per te mbeshtetur, votuar, nje qeveri te Partise Socialiste.
Jo te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike e te tjerave si ajo apo bashke me te. Une nuk kam besim tek Partia Demokratike! Zero!Nuk kam patur kurre! Pushteti i afert, i perbashket, ende i patretur i asaj partie, ka pushkatuar mu ne mes te bulevardit!
Besimi tek vrases me pushtet, kryeminister e minister per te vrare, nuk mund te jete besimi im!
Nuk mund te jete as besimi qe une mund ti detyroj shqiptareve, me vote ne tavoline!
Gjaku i te pushkatuarve prej ketij pushteti uleret akoma! Kete nuk mund te ma kerkoje kush! Ne cilendo forme, perfshire qeverine Teknike apo qeverine e Besimit! Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk eshte votuar nga populli, nuk mund te votohet nga une.
As ne partine time e as ne koalicion. Per me teper kur sot ka vec nje koalicion rreth e rrotull: Koalicioni kunder reformes ne Drejtesi!! Njerez jini vigjilent! Gjithcka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fare.
Nuk ka zgjedhje pa drejtesi! Garanti i zgjedhjeve eshte drejtesia! Asnje politikan, drejtesia! Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi.
Reforma ne pushtetin real, garantin e lirive dhe te drejtave te cdo shqiptari, por me te korruptuarin ne kete vend.
Ky pushtet nuk u rrezua kurre, pavaresisht vullnetit te njerezve, shprehur me vote masive. Qeveria e ketij Pushteti nuk eshte me legjitime, ajo duhet rrezuar-jo qeveria e Edi Rames,
mu sic Kushtetuta e bllokuar prej tyre thote, sanksionon, kerkon, vendos!Une per kete e kam nje vote!!
/Oranews.tv/
