Boris Johnson për COVID-19: Në Britani mund ta kthejmë situatën brenda 12 javësh
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson në një konferencë për shtyp, u shpreh optimist për rikthimin e gjendjes normale në vend.
Më saktësisht ai u shpreh se mund ta rikthejë situatën brenda 12 javëve.
Gjithashtu shkencëtarët britanikë kanë bërë përparime në gjetjen e vaksinës, ku Johnson është shprehur se është testuar në një pacient e tashmë priten përgjigjet.
Edhe masat në të gjithë vendin janë shtuar për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Ndërsa për sa i përket testimeve për virusin, Britania ka hapur tenderin për blerjen e testeve të thjeshta.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që t’i mbështesin punonjësit e tyre dhe t’i ndihmojnë ata, e në këtë mënyrë dhe qeveria do të ndihmojë bizneset.
Situata në Londër
Pas disa zërave se Londra do të izolohej potësisht, kryeministri Johnson shprehet se janë marrë masat e nevojshme.
Janë mbyllur disa lokale e restorante, janë anuluar të gjitha eventet me përqëndrim të lartë të njerëzve.
Gjithashtu ai shprehet se në disa vende të kryeqytetit nuk janë zbatuar rregulloret.
E si pasojë qeveria do të marrë masa shtesë të tjera, por nuk mendojmë mbylljen e transportit publik ashtu siç diskutohej.
Spitalet në Britaninë e Madhe
Shefi mjekësor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Prof Chris Whitty thotë se ka nevojë për të rritur numrin e shtretërve në spitale për të shtruar pacientë me probleme në frymëmarrje.
Prof Whitty paralajmëroi gjithashtu se presioni mbi spitalet në Londër ishte "duke u rritur", dhe duhet dy javë për të parë nëse masat e reja të distancimit shoqëror po vinin në fuqi.
