"BOOM" - Premtimi "piramidë" i Erion Veliajt për rikonstruksionin e piramidës
Emisioni investigativ "BOOM" solli në fokus një nga premtimet e përsiritura të kryebashkiakut Veliaj.
Bëhet fjalë për rikonstruksionin i piramidës dhe për ta kthyer atë në një qendër multifunksionale, kryesisht në shërbim të të rinjve.
Madje u publikuan edhe fotot se si do të dukej piramida pas transformimit.
Erion Veliaj në 2017: Këtë vit ne do të buxhetojmë që piramidën ta transforjmojmë. Prona më e shtrenjtë e Trianës është një karkasë e vdekur në mes të bulevardit. Këtu na lindi ideja e rikonstruktimit me funksion teatri, bibliotekë e kurse digjitale.
Edhe 6 muaj pas kësaj deklarate, kur punimet duket se kishin filluar, Veliaj prezanton një projekt.
Erion Veliaj: Hedhim hapin e parë zyrtar për formalizimin e një marrëveshjeje midis Bashkisë së Tiranës dhe fondacionit shqiptaro-amerikan për ta transformuar piramidën e Tiranës.
"BOOM" bëri një vëzhgim ku ende në 2020 duket se piramida vazhdon të mbetet ashtu siç ka qenë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje të bashkisë.
Premtimet kryetarit të bashkisë i ka marrë era. Ndërsa projekti i piramidës ka mbetur i realizuar vetëm në letër.