BOOM: Gruaja nga Berati tenton t’i vërë flakën vetes para Ministrisë së Drejtësisë

BOOM: Gruaja nga Berati tenton t’i vërë flakën vetes para

Një shishe benzinë, shkrepëse dhe më pas vetëflijim. Ky ishte skenari me të cilin kishte vendosur t’i jepte fund jetës sot një zonjë.

60-vjeçarja nga Berati tentoi të digjej me benzinë para Ministris së Drejtësisë pasi ka 5 vite që sorrollatet në dyert e gjykatave pa gjetur drejtësi.

Bashkëshorti i 60-vjeçares është goditur me kazmë ne kokë nga fqinji, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ka 5 vite që i dëmtuari ka përfituar KEMP të përhershëm për shkak të goditjes , ndërsa autori i ngjarjes nuk ka kryer asnje ditë burg. 

Është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të të parandaluar ngjarjen e rëndë.

Gruaja: Jam lodhur, të lutem… Nuk ju bie ju në qafë, i bie vetes time, trupit tim.

EMISIONET