Biznesmeni i lidhur me Tsipras fiton licencën kombëtare tv, por s’ka para!
Në Greqi zhvillohet prej kohësh debati për licencat kombëtar.
Në fillim të shtatori, qeveria vendase shpalli fituesit e katër licencave, por një prej pronarëve të mediat nuk kishte aq para sa për ta përfituar atë, megjithëse ishte shpallur fitues.
Vendimi hedh dyshime mbi procedurat e ndjekura qeveria e majtë e Aleksis Tsipras. Biznesmeni Vladimiros Kalogritsas duhet të paguante 52 milionë euro, por nuk ia doli dot duke u tërhequr nga gara.
Ai la fillimisht 3 milionë euro si garanci në mënyrë që të merrte pjesë në tendër. Në një letër ku shpjegon arsyet e tërheqjes, biznesmeni shkruan se përreth 1 muaj, ai dhe familja e tij ishte objekt i një fushate diskreditimi.
Ai pohoi se fushata kundër ishte nisur për shkak se kishte vendosur "të përfshihet në ofertën e licencave televizive dhe të hyjë në një rreth të mbyllur interesash, që duan të dominojnë jo vetëm kanalet tv, por edhe vendin."
Ai sulmoi Alafouzos (SKAI TV) dhe Kontominas (ALPHA TV) duke thënë se ata ishin nën hetim për evazion fiskal me vlerë miliona euro.
Mediat kundërshtare akuzuan biznesmenin dhe babain e tij se ishin përfshirë në kredi të shumta në mënyrë që të merrnin pjesë në tendër.
Biznesmeni në fjalë ka lidhje të forta me partinë SYRIZA dhe me kryeministrin grek dhe kjo do të jetë çmim i rëndë për kreun e qeverisë.
/Ora News/
