"Biznesmenët e pabindur", nuk aplikuan për pagën e luftës, gjobat ende nuk kanë nisur

"Biznesmenët e pabindur", nuk aplikuan për pagën e

1200 biznese që nuk kanë aplikuar për bonusin prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre. Burime nga drejtoria e tatimeve bëjnë me dije se më shumë se 7000 punonjës do të përfitojnë automatikisht brenda muajit qershor.

Më shumë se 1200 biznese nuk kanë aplikuar për bonusin financiar prej 40 mijë lekësh për punonjësit, pavarsisht faktit se mbi ta do të rëndojë masa administrative prej 50 mijë lekësh për punonjës.

Burime zyrtare nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve, bëjnë me dije se janë më shumë se 7100 punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve me shtetësi të huaj, të cilët do të përfitojnë automatikisht bonusin prej 40 000 lekësh brenda muajit qershor.

Nga ana tjetër, masa administrative për bizneset nuk do të jetë automatike, ndaj dhe në drejtorinë e tatimeve është ngritur një grup pune, që po verifikon rastet e mosaplikimit.

Deri tani, në formularë, pjesa më e madhe e bizneseve kanë deklaruar se nuk kanë aplikuar për bonusin, pasi i kanë paguar punonjësit me page të plotë, pavarësisht pezullimit të aktivitetit gjatë periudhës së koronavirusit.

Në fund të muajit qershor do të përfundojë lëvrimi i ndihmës dhe aplikimi i masës administrative për bizneset, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë apo jo një paketë të tretë financiare.

EMISIONET