të bizneseve në Shqipëri. Gjatë kontrolleve antiinformalitet zona bregdetare dhe më saktësisht Durrësi ka rezultuar me numrin më të madh të subjekteve me shkelje. Drejtorja e Tatimeve u beri thirrje bizneseve që të zbatojnë ligjin në mënyrë që ti shpëtojnë penalizimeve.

Bizneset shqiptare vijojnë të mos lëshojnë kupon tatimor edhe pse aksioni kundër informalitetit ka muaj që ka nisur.

Gjatë periudhës korrik-shtator administrata tatimore ka konstatuar  se 587 subjekte që janë penalizuar vetëm për kuponin tatimor.

Drejtorja e tatimeve deklaroi se bregdeti është edhe zona më problematike me numrin më të madh të subjekteve të kapura me shkelje.

Delina Ibrahimaj: Vetëm gjatë shtatorit janë kryer 1900 kontrolle për rastet e mos lëshimit të kuponit të parë janë penalizuar 110 tatim pagues. Nga këto pjesa më e madhe e shkeljeve ka rezultuar në rajonin qendror. Por një numër i madh është shfaqur edhe në rajonin jugor dhe atë verior. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë biznesin.

Në zbatim të Planit Operacional kundër Informalitetit, përgjatë muajve Gusht dhe Shtator u kontrolluan dhe u vendosën në regjimin automatik 1117 subjekte që tregtojnë hidrokarbure dhe gaz të lëngshëm në të gjithë Shqipërinë ndërsa u konstatuan 15 raste të shkelje të legjislacionit tatimor.

/Ora News.tv/