Qemal Kërtusha, këngëtari i njohur durrsak, ka dhuruar paraditen e sotme një koncert nga ballkoni i tij.

Emri i njohur i muzikës së lehtë, i admiruar nga breza të tërë qytetarësh durrsakë, ka menduar një mënyrë origjinale për të kënaqur banorët e karantinuar për 60 orë.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Meremen, Kërtusha ka nxjerrë magnetofonin në ballkon dhe e gjitha hapësira mes pallateve në lagjen nr.2 ka kumbuar nga zëri i ngrohtë i Qemalit.

Megjithë moshën e thyer, Kërtusha vazhdon të ruajë më së miri zërin melodioz, që e bëri të famshëm me këngën “Të falem i bukuri Durrës”.

/Ora News.tv/