Basha nuk komenton Metën: Keqpërdorimi i ndërkombëtarëve, sporti i preferuar i Ramës

Basha nuk komenton Metën: Keqpërdorimi i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk preferoi të komentojë deklaratat e presidentit Meta ndaj Ambasadave të huaja në Tiranë.

Por Basha në bashkëbisedimin me gazetarët kujtoi se keqpërdorimi i faktorit ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë është kthyer në sportin e preferuar të kryeministrit Rama.

Basha: Nuk bëj komente për komentet e Presidentit në raport me çështje të tilla.Një gjë është e qartë, mesa duket jam ndër të paktët që bëj këtë, keqpërdorimi masiv i përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë është kthyer tashmë në sportin e preferuar të Edi Ramës.Me këtë është fshehur pas kanabizimit të Shqipërisë, me këtë është fshehur pas kapjes së organeve të drejtësisë, pas këtyre është fshehur me të gjitha dështimet e tij. Betejat tona kanë qenë të drejta dhe kjo është e qartë nga Brukseli në Uashington, nga Berlini në Londër.

EMISIONET