Banori: Bleva apartamentin në Durrës sikur të ishte në Paris, pronari të më kthejë paratë

Banori: Bleva apartamentin në Durrës sikur të ishte në

Banorët e mbledhur para Bashkisë së Durrësit janë shumë të tronditur nga situata post-tërmet.

Për televizionin Ora News banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë që përveç dëmtimeve në infrastrukturë kanë edhe shqetësime psikologjike.

Njëri nga banorëve thotë se kishte vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë.

Madje thotë se pronari i pallatit duhet t’ia kthejë paratë, pasi për atë shtëpi ka paguar sikur të blinte shtëpi në Paris.

Banori: "Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës. 9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar. Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall. Unë nuk dua gjë tjetër veçse ti marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër. Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki. Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit"

 

EMISIONET