Banderola për Çamërinë, ministri Kotzias thërret ambasadorin shqiptar dhe francez
Mediat greke e kanë në faqe të parë shpalosjen e banderolës për Çamërinë gjatë ndeshjes midis Shqipërisë dhe Zvicrës në Francë.
Një nga gazetat më të rëndësishme në shtetin helen “Kathimerini”, shkruan se qeveria greke do të thërrasë të hënën ambasadorin e Shqipërisë dhe atë të Francës për të diskutuar për këtë problem.
Sipas gazetës, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias do të marrë në zyrë dy ambasadorët duke shprehur “acarimin e fortë të qeverisë greke”.
E të njëjtit ton do të jetë edhe një letër e ministrit të Sportit, Stavros Kontonis drejtuar UEFA-s. Gazeta e cilëson të ashpër edhe deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke rreth kësaj çështjeje.
/Ora News/
