"Babai i çmendur", mburrej duke xhiruar gomat e makinës me fëmijët brenda, përfundon në polici

Një baba i "çmendur" nga Sidnei i Australisë ka xhiruar gomat e makinës së tij luksoze afër shtëpisë, ku në sediljet e pasme kishte dhe fëmijët.

Ata po argëtoheshin, ndërkohë që era e djegur që vinte nga xhirimi i gomave dhe zhurma shqetësoi fqinjët e tyre.

Një i afërm i tyre po i filmonte me telefon dhe pamjet e marra u bënë virale në mediat sociale. Fqinjët njoftuan policinë ku filloi të hetonte mbi situatën. Ata panë, videon e hedhur në rrjetet sociale, shenjat që kishin lënë gomat e makinës dhe i kërkuan pronarit të shkonte me ta në polici.

Babi ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve të tij, plus në atë lloj rrugë mund të kishte pasur edhe lëngje të djegshme, gjë që mund të ishte edhe fatale për ta, por edhe për banorët e tjerë të lagjes.

Policia i pezulloi licencën dhe i konfiskoi makinën për tre muaj. Pronari do jetë përgjegjës për tarifat e mbajtjes dhe tarifat e tërheqjes.

EMISIONET