Autori i atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjes në Berat, 1 mln lekë shpërblim kush di vendodhjen

Autori i atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjes në Berat, 1 mln

Policia lokalizon vendodhjen e autorit të atentatit me granatë dore ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretares së tij Erisa Qalliu, të cilët mbeten të plagosur.

Shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Forcat speciale RENEA, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

"Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje" apelon policia.

Gëzim Saraçi hodhi në zyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë dhe sekretarja e Bashkisë.

EMISIONET