Arsimi i lartë, Fuga parashtron ekuacionin me tre të dhëna që kërkon zgjidhje

Arsimi i lartë, Fuga parashtron ekuacionin me tre të dhëna

Profesori Artan Fuga thotë se protesta e studentëve, veç adresimit të problemeve të tyre, riktheu edhe njëherë në vëmendje arsimin e lartë.

Për Ora News, ai thotë se debati nuk duhet të mbetet vetëm tek VKM-ja për provimet e mbartura.

Fuga: Falenderoj studentët që veç problemeve të tyre dhanë mundësinë që çështja e cilësisë së arsimit të lartë dhe vendit të tij në shoqërinë shqiptare të rikthehet në debatin publik. Studentët kanë ngritur një problem që i shqetëson siç është tarifa absurde e detyrimit për të paguar për çdo kredit në provimet e mbartuara, një "taksë" e padrejtë. Këtu problemi është më i gjerë.

Problemin Fuga e sheh si një ekuacion me tre të dhëna që kërkon zgjidhje.

Fuga: Ky është një rast që të rikthehet problemi në një ekuacion më të gjerë që është raporti midis çmimit që duhet paguar për arsim, produkti dhe qëllimi pse përdoret ky produkt. Pa këtë ekuacion me tre të dhëna, nëse do mbetemi vetëm tek ajo taksë që sot është hequr… Duhet ta mendojmë problemin dhe më gjerë. Dija sot në botë është bërë shumë e shtrenjtë, është produkt i standardeve ndërkombëtare dhe nuk është prodhim lokal.

Nga ana tjetër shoqëria shqiptare ka hyrë prej vitesh në një model shoqërie shërbimesh paraindustriale që në njëfarë mënyre e përjashton dijen nga funksionimi i saj në një pjesë shumë të madhe të saj.

Në kushtet e globalizimit jemi në një situatë që nëse nuk do të mendojmë për riorientimin e ekonomisë shqiptare do të hyjmë në këtë kontraditë të madhe.



EMISIONET