"Armë, bizhuteri dhe 14.600 euro cash", arrestohet i riu në Lezhë

"Armë, bizhuteri dhe 14.600 euro cash", arrestohet i riu në

Policia e Lezhës në bashkëpunim me FNSH-në e Shkodrës ka sekuestruar armë, municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Materialet u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip 'Lancia' që drejtohej nga shtetasi Roan Brahimi, 26 vjeç.

Ky i fundit u arrestua në flagrancë, i dyshuar si posedues i tyre. 

"Materialet dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes" thotë policia.

I riu akuzohet veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Vjedhja" , "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" .

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET