Arkapia nga Elsa Demo – Manjola Nasi: Frika na bën njerëz

Arkapia nga Elsa Demo – Manjola Nasi: Frika na bën njerëz

“Një udhëtim e gjysmë” është libri i parë poetik i Manjola Nasit. Mendimin e këtij libri e vë në lëvizje frika, frika nga humbja.

Biseda jonë prek klimën letrare në Shqipëri ku ekziston ndër të tjera një e mirë dhe një e keqe. Autori nuk përballet me ligjet e tregut, si helmi i helmeve që bashkë me botuesin dhe agjentin letrar imponon shijet e lexuesit, trendet dhe modat. Nga ana tjetër mungesa e mendimit, e debatit, e diskutimit, e paralizon komunikimin me autorin.

Manjola ishte një nga tre autorët përfaqësues në Panairin e Librit në Lajpcig më 15-18 mars 2018.

EMISIONET