Andoni: Marrëveshja Kosovë-Serbi është gati, mbetet vetëm nënshkrimi. Mbështetet nga SHBA dhe Rusia
Analisti Ben Andoni beson se marrëveshja Kosovë-Serbi është gati dhe mbetet vetëm nënshkrimi.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se kjo marrëveshje mbështetet nga SHBA dhe Rusia.
Ben Andoni: ''Unë besoj se marrëveshja Kosovë-Serbi është gati, mbetet vetëm nënshkrimi. Realisht zoti Hoti si teknokrat i zoti duhet të bëjë këtë qasjen e parë ekonomike me Serbinë, siç u bë më përpara nga Kurti për lehtësimin e kësaj. Ju e dini që Grenell ka arritur të bëjë dy marrëveshje shumë të mëdha Kosovë-Serbi, siç është linja direkt Beograd-Prishtinë. Është dhe marrëveshja tjetër, prapë një marrëveshje qasje me Serbinë, që të themi, nëse do realizohet, qytetarët e Kosovës, sidomos pjesa serbe fiton.''
''Kjo është dhe një ogur i mirë për atë që SHBA pret për këtë marrëveshje. Ndërkohë që shikohet edhe Rusia. Gjithmonë i përmbahet faktit që nëse të dyja vendet, Kosovë dhe Serbi arrijnë një marrëveshje, ajo do e mbështesë.''
