Ambasadori Lu larg politikës në Tiranë, shijon "Ditën Amerikane" në Korçë
Ndërsa në Tiranë politika përplaset në deklarata për krimin dhe korrupsionin, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara ndodhej në Korçë, ku ka festuar ditën Amerikane.
Donald Lu mori pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuar në kuadër të kësaj dite, por i qëndroi larg deklaratave me natyrë politike. Pasi ka vizituar ekspozitën e hapur me materiale, foto dhe letra nga jeta e shqiptarëve në Amerikë ndër vite diplomati vlerësoi ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Lu: Një nga fjalitë e para që kam mësuar ishte “Ja korçare ja hiç fare”. Kam mësuar që ushqimi nga Korça është më i mirë, edhe muzika. Sidomos birra në Korçë është më e mirë. Unë shpresoj se të gjithë në Korçë mund të vizitojnë Amerikën.
Dita Amerikane ne Korçë është shoqëruar edhe me këndin e kuzhinës ku janë sjellë gatime tradicionale amerikane, mdërkohë që përveçse i ka shijuar ambasadori Lu nuk ka hezituar as ti gatuajë ato.
/Oranews.tv/
