Ambasadori: Franca nuk i tha “jo” Shkupit dhe Tiranës, i tha “po, por” dhe “po nëse”
Vetoja e Francës shtyu hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 18 tetor por ambasadori francez në Serbi Jean Louis Falconi, duke folur për procesin e zgjerimit të BE-së, thotë se vendimi i Brukselit nuk ishte një jo për këto dy vende.
Jean Louis Falconi në një intervistë për Fonet deklaron se dy vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk u është thënë “jo” për çështjen e hapjes së negociatave.
Sipas tij këto vende aspirante për integrimin në BE duhet së pari të zbatojnë reformat e nevojshme.
“Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk i është thënë “jo” në Bruksel dhe nuk kanë marrë një përgjigje negative për fillimin e negociatave. Në Bruksel, Shkupit dhe Tiranës iu tha “po, por” dhe “po nëse”, ka deklaruar Falconi, duke shtuar se fillimi i negociatave do të pasojë menjëherë pasi këto vende të kenë përfunduar reformat e nevojshme”.
