Almeda Abazi shprehu pakënaqësitë ndaj DWTS, Rudi Hizmo zbulon të vërtetën

Almeda Abazi shprehu pakënaqësitë ndaj DWTS, Rudi Hizmo zbulon

Pas përfundimit të shfaqjes DWTS, prezantuesja Almeda Abazi bëri një deklaratë në rrjete sociale ku shprehu pakënaqësinë për produksionin se nuk i kishte kryer pagesat ekstra në hotel.

Prezantuesi Rudi Hizmo, që ishte shoqëruesi i saj gjatë gjithë spektaklit i ka dhënë fund spekulimeve duke zbuluar të vërtetën në intervistën për 'Pop Culture' ku tha:

“Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda  edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju dukë pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se  e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.”

EMISIONET