Albano ka përjetuar në fëmijëri bullizmin më të çuditshëm: Më quanin budalla se lexoja që 3 vjeç

Albano ka përjetuar në fëmijëri bullizmin më të

Aktori i njohur Albano Bogdo ka rrëfyer për “ThumbON” në RTV Ora se kur ka qenë fëmijë është bullizuar në një mënyrë shumë të çuditshme. Ai ka filluar të lexojë që në moshën 3 vjeç sepse e kishte mësuar gjyshi dhe njerëzit e quanin budalla.

Fatma Haxhialiu: Gjatë jetës tënde a je ndjerë ndonjëherë i bullizuar?

Albano Bogdo: Po, kur kam qenë i vogël kam vuajtur shumë. Kam patur llojin më të çuditshëm të bullizmit. Unë kam mësuar të lexoj që tre vjeç. Thoshin është budalla. Dilja para plakave të pallatit dhe lexoja “Zërin e Popullit” nga fillimi në fund për 5 minuta.  Isha 3 vjeç, më ka mësuar gjyshi. 5 vjeç kam lexuar romanin e parë. Në Sarandë, provincë thoshin gjynah ka lindur i sëmurë. Bëja ca gjëra që filloi më bullizonte dhe mamaja. Fillova lexoja Dostojevskin 9 vjeç. Më shijonte aq shumë. "Shënime nga shtëpia e të vdekurve", tregonte si lexonin natën të burgosurit në Siberi dhe unë fikja dritat, ndizja qiri dhe lexoja për ta përjetuar librin. Mamaja që më thoshte çohu luaj futboll.

EMISIONET