Akulli mbërthen tubacionet dhe lë pa ujë banorët në Durrës, Fier e Gjirokastër
Temperaturat minus ka shkaktuar probleme edhe në zonat jugore dhe bregdetare të vendit.
Situata më e rënduar paraqitet në Durrës dhe veçanërisht në burgun e qytetit ku për shkak të acarit që ka dëmtuar makinat e institucionit një pjesë e të burgosurve nuk kanë mundur të ndjekin seancat gjyqësore në ngarkim të tyre në gjykatën e Durrësit.
Familjaret shprehen jashtë kamerave se të dënuarit kane ngritur shqetësimin për mungese te ujit dhe kane kërkuar të furnizohen nga familjarët të cilët krahas ushqimit e veshmbathjeve tashmë po sjellin edhe bidonët me ujë në burg.
Edhe qyteti po vuan mungesën e ujit ndërsa ujësjellësi shprehet se kanë ngrirë edhe tubacionet kryesore.
Gerald Dautaj inxhinier, Ujësjellësi: Problem i madh është edhe ngritja e matësve. Ka pasur plasje të matësve çka ka shkaktuar përveç mos furnizimin me ujë edhe kosto.
Ndërkohë në Fier, rreth 3 mijë banorë nuk po furnizohen me ujë pasi depoja në hyrje të Semanit ka dalë jashtë funksionit për shkak të ngricës. Banorët thonë se problemi më i madh është për bagëtinë.
Banorët: Ka një javë pa ujë. Një pjesë që kanë puse e kanë zgjidhur. Më të nevojshme e ka bagëtia.
Në Gjirokastër, përveç mungesës së ujit, problem është bërë edhe akulli në rrugë.
Banorët: Ky akull ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së ujërave nga pjesa e sipërme e pallatit dhe nga tuneli që nxjerr ujërat. Kanali ekzistues ishte por e mbyllën.
-Po bien edhe njerëzit dhe makinat po rrëshqasin.
Ndërsa në Sarandë, pas shumë vitesh janë rikthyer reshjet e dëborës.
Banor: Për Sarandën është e bukur. Ka 30 vite që nuk po bie dëborë.
Probleme me ngricat janë evidentuar edhe në bujqësi, ku janë me dhjetëra ha sera të mbjella që janë dëmtuar rëndë.
/Ora News/
