Aktorja e njohur për tatuazhin poshtë gjoksit: Shpresoj të jetë babai i fëmijëve

Aktorja e njohur për tatuazhin poshtë gjoksit: Shpresoj të

Aktorja Anna Lika njihet për pëlqimin që ka ndaj tatuazheve dhe ka gjashtë të tilla në trup. Të fundit që e ka bërë, ia ka dedikuar një personi shumë të vecantë për të. E ftuar në ‘Mos i Fol Shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo shpjegon kuptimin e atij shkrimi.

“Tatuazhi që kam poshtë gjoksit janë rrahjet e zemrës. Është shumë domethënës për mua. Përgjithësisht mami më thotë se jam si fletore shkrimi se kam vetëm shkrime. Pasi bëra emrin e motrës dhe të vëllait, thashë që i rradhës do jetë vetëm emri i fëmijëve të mi, por nuk ia arrita. Por shpresoj të jetë babai i fëmijëve.  Është emri i dikujt që edhe në Dance bëra deklaratën.”

E pyetur nëse personi i zemrës së saj i meriton të gjitha këto, Anna që duket shumë e dashuruar nuk heziton të thotë: “Ai meriton aq, edhe më shumë.”

EMISIONET