Aktori Liçaj: Një pjesë e imja ka vdekur! Nën rrënoja janë dhe kufomat e Ramës dhe Veliajt

Aktori Liçaj: Një pjesë e imja ka vdekur! Nën rrënoja

Teatri Kombëtar u shemb! Ndërsa aktori Neritan Liçaj i pafuqishëm, në një reagim thotë se një pjesë e tij ka vdekur nën rrënojat e Teatrit.

Por, siç shkruan ai në Facebook, nën ato rrënoja janë edhe dy kufoma, ajo e Edi Rams dhe Erion Veliajt.

Reagimi i Neritan Liçajt

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërish aty.

Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!

Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja, por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!

Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare. Rama dhe Veliaj!

Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty, do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.


EMISIONET