Aktori i famshëm turk i jep fund martesës me gruan 20 vite më të re, ja si reagon ajo

Aktori i njohur turk Ozcan Deniz është ndarë nga bashkëshortja 20 vite më e re. Çifti janë prindër të një djali. Por duket se fëmija nuk i ka mbajtur dot bashkë.

Pas lajmeve në mediat turke për ndarjen, Feyza Aktan ndërmori hapin e rradhës në Instagram. Ajo fshiu mbiemrin e aktorit në rrjetin social dhe vendosi mbiemrin e saj.

Por 27 vjeçarja nuk ka fshirë fotot e tyre të përbashkëta ku tregojnë momentet e tyre më të bukura së bashku.

Këngëtari, skenaristi dhe regjisori Deniz u nda nga Aktan me të cilën u lidh në vitin 2016.

Çifti u martua 15 muaj më parë dhe u divorcuan vetëm pak ditë më parë.

"Miku im i jetës ... njeriu që dua! Ti je gjëja e bukur që më ka ndodhur mua dhe djalit tonë,"-shkroi ajo në Instagram vetëm 1 javë më parë, në një postim dedikuar Deniz, shoqëruar me një foto ku përqafohen së bashku.

Nuk dihet ende arsyeja e ndarjes së tyre.

Djali i tyre, Kuzey lindi më 30 prill 2018.


EMISIONET