Aktivistja Kalaja: Veshjet e artistëve ngelen nën rrënoja, nuk u bë inventarizimi i materialeve. Do ta padisim në gjykatë

Aktivistja Kalaja: Veshjet e artistëve ngelen nën rrënoja, nuk u

Aktivistja Adriana Kalaja në emisionin "360 gradë" tha se veshjet e artistëve kanë mbetur nën rrënojat e Teatrit Kombëtar.  Sipas saj, për 7 vite në Teatrin Kombëtar nuk është bërë inventarizimi i materialeve.

Adriana Kalaja: Pse shumica e policëve ishin pa matrikull, sepse epo qarkullojnë fjalë që aty kanë qenë njerëz të bandave të veshur si policë. Të paguar nga kompani private që donin shembjen e teatrit dhe ndërtimin e kullave. Këtë duhet ta vërtetojë SPAK, vetëm me borderotë e numrit të policëve që janë nisur për të na vrarë.

A e mbani mend atë shoun e turpshme të Veliaj për ato bobinat dhe veshjet e Ndrek Lucës. Janë nën rrënoja. Nuk ka dalë asnjë pjesë e rekuizitës. Filloi të shembej pa dalë njerëzit. Ne kemi informacione të sigurta dhe do ti çojmë shumë shpejt në SPAK. Ditën e shtunë drejtori i Teatrit zoti Çuli ka firmosur një dokument ku thotë: Në teatër nuk ka rekuizitë dhe ju të vazhdoni procedurat e shembjes. Ka 7 vjet që nuk është deklaruar asnjë inventar i Teatrit Kombëtar.


EMISIONET