Akademi për projektin "100 fshatrat", Rama: Emigrantët të investojnë në vendlindje

Akademi për projektin "100 fshatrat", Rama:  Emigrantët

Në kuadër të rilindjes rurale, të projektit të 100 fshatrave, është nënshkruar një memorandum mes qeverisë dhe universiteteve.

“Akademia e 100 fshatrave”, siç e quajti kryeministri Rama, do të nxjerrë në pah potencialet turistike dhe ekonomike të fshatrave në Shqipëri.

Rama: Këto 100 fshatra do t’i kthejmë në destinacione të mirëfillta turistike, për t’i dhënë hov një zhvillimi ekonomik dhe social aty ku deri sot, kjo duket e pamundur dhe për të nxjerrë në pah potencialet e mëdha të një qasjeje të ndryshme ndaj të nesërmes, kudo ku mundësitë për të zhvilluar një bujqësi, apo një blegtori intensive janë objektivisht të kufizuara.

Rama ftoi emigrantët që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, duke siguruar se do të fitojnë më shpejt sesa nga puna që bëjnë aktualisht.

Rama: Jam i bindur që ky program do të jetë programi i një kthese të rëndësishme në marrëdhëniet mes emigrantëve shqiptarë që kanë ikur nga fshati dhe që sot punojnë në Greqi, në Itali apo gjetke dhe fshatit të tyre, jo si nostalgji, jo si detyrim për të çuar disa lekë çdo muaj për të ndihmuar prindërit apo të afërmit, por si një instrument fitimprurës, si një instrument ku secili që do të investojë, do të fitojë në një vit dhe çdo vit, më shumë saç fiton me punën e tij në emigracion, cilado qoftë ajo.

Sa i përket rilindjes urbane, kreu i qeverisë tha se ka dhënë rezultate konkrete në rritje ekonomike dhe turizëm.


EMISIONET