60% të pakënaqur me punën, Pashaj: Në Shqipëri për shumë kohë nuk të rritet paga, kjo nuk është normale

60% të pakënaqur me punën, Pashaj: Në Shqipëri për

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga qendra kërkimore EPPC, 60% e të punësuarve në vend janë të pakënaqur me punën e tyre. Erald Pashaj, i cili është edhe autor i këtij sondazhi thotë se punësimi është një marrëdhënie e dyanshme.

I ftuar në studion e emisionit "Ekopolitikë", Pashaj thotë se nuk është normale që të mos të të rritet paga pas një kohë të gjatë pune.

Erald Pashaj:  Arsyet e pakënaqësisë në tregjet e zhvilluara lidhen me balancën mes jetës dhe punës. Tek ne kjo nuk është një nga faktorët kryesore. Ne kemi nevojë për vlerësim në punë, kemi nevojë për mundësi për karrierë dhe kemi nevojë për pagë më të mirë. Ne kemi problem me pagën. Kjo është problem në institucionet shtetërore dhe në institucionet private. Ti fillon me një pagë X dhe për shumë shumë shumë kohë paga nuk të rritet. Kjo nuk është normale.



EMISIONET