Durrës: Sekuestrohen pallate me vlerë 3.5 mln euro, mes tyre dhe pasuria e Pëllumb Tudës

Dy pallate, një hotel dhe bar- kafe janë vendosur nën sekuestro në Durrës me vendim të Gjykatës, pasi dyshohen se janë pasuri të vëna me para nga aktiviteti kriminal.

Pronat me vlerë 2 milionë euro, i përkasin Pëllumb Tudës, një 51 vjecar i dënuar veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Ndaj këtij shtetasi në 2017 kishte nisur një hetim për pastrim të "produkteve te veprës penale".

Pas gati tre viteve hetime, gjykata ka krijuar bindjen për origjinën e paligjshme të pasurisë dhe ka vendosur sekuestron e pronave. 

"Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro të pasurive”, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni. Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate  dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës. Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut" informon policia 

Pëllumb Tuda është një person i njohur për Drejtësinë  në Durrës, i lidhur me të paktën dy ngjarje të rënda.

Në vitin  2014, ai plagosi dy persona ndërsa kishte dalë me leje nga burgu, ndërsa 5 vite me herët ishte dënuar pasi rrahu banakieren e një lokali në pronësi. Banakierja e denocoi për tentativë prostituimi.

Sekuestro preventive dhe pallatit - Ndërkohë një pallat 9 katësh në ndërtim me vlerë 1.5 milion euro është vënë nën sekuestro në zonën e Shkëmbit të Kavajës pasi dyshohet se leja nuk është dhënë sipas ligjit. Policia thotë se vendimi është marrë pas verifikimit të lejeve të dhëna nga ish kryekomunari i Rrashbullit Hysen Gashi, gjatë hetimeve ndaj tij për shpërdorim detyre. Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burg ish- kryetarin e komunës së Rashbullit Hysen Gashi, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.

Materialet shtesë i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

EMISIONET