200 mijë euro për tre muaj, këta janë shqiptarët që furnizonin me kokainë Vicenzan
Mediat italiane kanë publikuar fotografitë e dy shqiptarëve të arrestuar për shitje kokaine në Vicenza dhe një nëne të re italiane, e arrestuar gjithashtu.
Kërkesat për kokainë në zonë ishin të shumta dhe të paktën tre kg kokainë është trafikuar nga Shqipëria që siç shkruajnë mediat lokale vendase trafikohej nga Shqipëria.
Kërkesa ishte e madhe, madje 5-6 gram në ditë për person. Klientët janë nga e gjithë provinca dhe të të gjitha moshave. Disa prej tyre kanë shitur makinën për të paguar dozat.
Shqiptarët e arrestuar janë 24 vjeçari Xhulio Aliaj, 35 vjeçari Sokol Haderaj dhe gruaja italiane Luisa Santini, 33 vjeçare, me një fëmijë disa muajsh.
Si pjesë e operacionit, u konfiskuan 5 mijë euro para të gatshme dhe një kg kokainë.
Qarkullimi është vlerësuar në rreth 200 mijë euro për tre muaj aktivitet.
Hetimet
Hetimi ishte i gjatë dhe i komplikuar, që nisi në dhjetor të vitit 2016 me arrestimin e një të riu në Vicenza. Djali u raportua si konsumator dhe nëpërmjet tij janë identifikuar klientët e tjerë dhe më pas nisën kontrollet specifike në 2017.
Aktiviteti hetimor ka mundësuar identifikimin e një bari në Corso Padova në numrin 51, në pronësi të Luisa Santini, 33 vjeçare nga Vicenza.
Sipas hetimeve, ajo bashkëpunonte me 24 vjeçarin Aliaj që konsiderohet kreu i bandës, dhe kushëriri i tij Haderaj, që shisnin kokainë të cilësisë së mirë për rreth 30 konsumatorë në qytet dhe shumë të tjerë provincë.
Nga të tre të ndaluarit, vetëm 24 vjeçari është në burg, ndërsa nëna e re u la në arrest shtëpie për shkak të fëmijës së vogël.
Sokoli ishte ai që merrte kokainën në Shqipëri me makinë dhe kishte kontaktet me klientët, duke përdorur aplikacionin Whatsapp.
Doza kishte çmime të ndryshme për gram: nga 60 në 100 euro për gram në varësi të sasive të blera, por edhe mundësive ekonomike të konsumatorëve. Konsumatorët ishin të moshës ndërmjet 20 dhe 60 vjeç: punëtorë, sipërmarrës, madje edhe të rinj.
Kishte njerëz që blinin edhe 6 gram në ditë, duke shpenzuar 30 mijë euro në muaj, dhe për këtë ata ishin shumë të detyruar. Në disa raste ata kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga makina e tyre, një Volvo apo Nissan Qashquai) për të paguar borxhin.

