110 milionë lekë tendera janë dhënë për kompaninë Pegasus edhe pse në 3 tendera ka rezultuar kompani e vetme pjesëmarrëse. Madje dhe në një tjetër garë, konkurrenti është skualifikuar për shkak të mos plotësimit të kritereve. Prej KLSH këto forma janë konsideruar të dyshimta, megjithatë ende kjo procedurë ende nuk ndalet

Tenderat me një pjesëmarrës, apo kur nga garuesit vetëm një prej tyre plotëson kriteret e përfshirjes në garë janë konsideruar shqetësim i madh prej kontrollit të lartë të shtetit. Pavarësisht kësaj dhe në vitin 2020 vazhdon e njëjta procedurë.

Në këtë formë kompania Pegasus Shpk ka mundur të fitojë më shumë se 110 milionë lekë në katër tendera. Në tre gara në pesë muajt e fundit rezulton të ketë qenë operator I vetëm konkurues ndërsa në një tjetër pjesëmarrësi është skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Tenderi më i fundit në të cilin është shpallur fitues Pegasus Shpk është në datën 21 prill.

Për objektin e tenderit “Reagente dhe aksesore te nevojshem per testimin ne laboratorin e agjenteve infektiv” kjo kompani është shpallur fituese e lotit të parë me një total prej më shumë se 97 milionë lekësh.

Tenderi kryesor për blerjen e reagenteve për përcaktimin e grupit të gjakut ka një fond limit prej më shumë se 129 milionë lekësh dhe është e ndarë në 4 lote.

Përgjatë vitit të kaluar Pegasus Shpk ka fituar 8 tendera me një vlerë mbi 20 milionë lekë, 3 prej të cilëve janë zhvilluar me vetëm një operator ekonomik.

Në prokurorimet e hapura kjo kompani rezulton e gjashta në listën e bzineseve për vlerën e lartë të kontratave që ka fituar.

/Ora News.tv/