Aministia Fiskale në Komisionin e Ekonomisë, PS kërkon shtyrjen e saj për në shtator

Aministia Fiskale në Komisionin e Ekonomisë, PS kërkon shtyrjen e

Edhe pse kryeministri Edi Rama premtoi dy herë se amnistia fiskale do të kalonte brenda këtij sesioni parlamentar, socialistët në Komisionin e Ekonomisë kërkuan shtyrjen e projektligjit për në shtator.

Deputetët e opozitës e cilësuan këtë si tërheqje të qeverisë ndërsa kryetarja e komisionit Milva Ekonomi dhe deputetja Evis Kushi thanë se por kërkohet më shumë kohë për të marrë një dakordësi më të gjerë.

 Ministrja e Financave Anila Denaj tha se gjatë muajit gusht do të punohet me grupet e interesit për aktet nënligjore.

Nga amnistia fiskale parashikohet të përfitojnë të gjithë individët dhe subjektet që kanë para jashtë sistemit bankar duke i deklaruar ato vullnetarisht brenda një afati 1-vjeçar.

Por siç ka bërë të ditur kryeministri, nga kjo nuk përfitojnë politikanët dhe ata që i kanë përfituar pasuritë nga krimi.

Ekonomi ekonomi Financa komisioni i ekonomise Kronike amnistia fiskale

EMISIONET