Akuzat për dhënien e nënshtetësisë, Ironia e Metës: Fikja e radarëve s'e cënon sigurinë kombëtare

Akuzat për dhënien e nënshtetësisë, Ironia e

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka quajtur shpifje të sponsorizuara akuzat e mazhorancës lidhur me dhënine e nënshtetësisë dhjetëra personave, mes të cilëve edhe emra të njohur.

Kreu i Shtetit sqaroi se ka patur dy procedura dhe se shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës.

“Pse Baton Haxhiu e ka marrë me procedurë të përshpejtuar dhe Kim Mehmeti nuk mundet”, pyeti Meta.

“Të gjitha shpifjet që sponsorizohen nga…se s’dua të përmend fjalën rilindje sepse jemi në Korçë…Të gjitha këto janë shpifje për arsye se Kushtetuta e të qartë që shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës. Ka pasur dy procedura që ta dinë të gjithë qytetarët, që sipas tyre është normale që kolegu juaj gazetar, Batoni e ka marrë me procedurë të posaçme nënshtetësinë por është anormale që Kim Mehmeti ta marrë me procedurë të posaçme. Pse? Sepse Kim Mehmeti mbron dhe Shqipërinë dhe kufijtë e Kosovës.

Zonja Besa Shahini që ka qenë ministre për dy vite nuk do të kishte marrë dot nënshtetësinë shqiptare dhe jo më të ishte bërë ministre. Si ky rast ka dhe shumë të tjera ku qeveria ka kërkuar procedurë të posaçme për shumë qytetarë të ndryshëm. Këta shqetësohen, më vjen keq që e përmend se pse e kam marrë me procedurë të posaçme, bashkëshortja e Ylli Pangos, që jeton me të prej 8 vitesh. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh. Kam pyetur Shërbimin Informativ të Shtetit, dhe nuk përbën rrezik për terrorizëm. Ndërkohë, që fikjet e radarëve s'e cenojnë sigurinë kombëtare. Avionët që bëjnë ato punët e tjera”, tha ndër të tjera presidenti Ilir Meta.

Vendi Lajme ilir meta Politikë Lajmi i fundit Aktualitet akuzat nënshtetësia

EMISIONET