Akuzat e Trump për vjedhje votash, reagon stafi i Biden

Akuzat e Trump për vjedhje votash, reagon stafi i Biden

Teksa numërimi i votave në ShBA po vazhdon, Trump pak më parë dha  deklaratën e tij të parë për shtyp pas votimeve.

Ai u shpreh se demokratët janë duke vjedhur votat dhe se është e turpshme që të shkohet në qendrat e votimit për të votuar pas mbylljes së tyre.

Mbi këtë deklaratë të Trump së fundmi ka ardhur dhe reagimi nga pala republikane.

Ka qenë shefi i fushatës së Biden , Jen O’Malley Dillon ai i cili u shpreh se janë të gatshëm të luftojnë  dhe ti rezistojnë përpjekjeve të Trump. 

Presidenti aktual deklaroi se do t’i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për të ndaluar numërimin e votave, O’Malley u shpreh avokatët e tyre do ta pengojnë Presidentin aktual të SHBA.

"Është skandaloze sepse është një përpjekje për të hequr të drejtat demokratike nga qytetarët amerikanë. Është e paprecedent sepse asnjëherë në histori një president nuk u përpoq të mbyste zërin e amerikanëve në zgjedhje kombëtare.Nëse presidenti vendos të ndjekë kërcënimin e tij, ne kemi ekipe ligjore të gatshme t'i rezistojnë përpjekjes së tij"- thotë ai.

Bota Lajme SHBA Lajmi i fundit trump zgjedhjet ne shba zgjedhjet presidenciale ne shba biden

EMISIONET