Votëbesohet qeveria në Mal të Zi, shqiptari merr postin e zv.kryeministrit

Votëbesohet qeveria në Mal të Zi, shqiptari merr postin e

Votëbesohet në Parlament qeveria e re e Malit të Zi.

Parlamenti malazez me 41 vota pro, 28 kundër dhe 1 abstenim i dha "Ok"-in qeverisë me kryeministër Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç.

Lexo edhe:

Ja postet kyçe që do të drejtojë shqiptari në qeverinë e re të Malit të Zi

Qeveria e re u votëbesua pas tre ditë debatesh dhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

"Nga çfarë duhet të kemi frikë? Mali i Zi nuk do të bëhet një shtet tjetër serb. Mali i Zi është i pavarur dhe do të mbetet i tillë", tha Kryeministri i ri i pas votëbesimit, përcjell Ora News.

Kabineti i ri qeveritar:

Kryeministër Zdravko Krivokapiç

Zëvendëskryeministri është Dritan Abazovic.

Ministri i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias është Tamara Srzentić

Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës Ratko Mitrovic

Ministri i Punëve të Brendshme Sergej Sekuloviq

Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac

Ministri i Punëve të Jashtme Djordje Radulovic

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatovic

Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniç

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijović

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve Vesna Bratic

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovinic Bojovic

Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Vladimir Leposavic

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajic

Rajoni Lajme Qeveria Lajmi i fundit Mali i Zi- Mali i Zi Mali i Zi dritan abazovic

EMISIONET