Pas Inter dhe Milan, edhe Juventus e nis vitin 2021 me fitore.

Kampionët në fuqi mposhtën në “Allianz Stadium” Udinesen me rezultatin 4-1.

Lexo edhe:

Inter e nis me marsh të gjashtë 2021-shin, fitore tenistike ndaj Crotones

Serinë e golave e hapi Cristiano Ronaldo në minutën e ‘31 për të vazhduar më tej me Chiesa në minutën e ‘49 dhe sërish me Ronaldon në minutën e 70.

Golin e nderit për friulanët e shënoi Zeegelaar në minutën e parë shtesë, ndërsa pokerin e Juventus e plotësoi Dybala në minutën e katërt shtesë të ndeshjes, raporton Ora News.

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 27 pikëve, në vend të pestë, plot 10 më pak se Milani kryesues. Ndërsa Udinese ndalet në kuotën e 15 pikëve në vend të 13.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zero humbje pas 15 javësh, Milan mposht Beneventon dhe rikthehet në krye të Serie A

Kujtojmë se pas tre ditësh Juventus do të përballet pikërisht me kuqezinjtë në “San Siro”.

Përmbledhja e ndeshjes

/a.r,OraNews