Zjarr në ambientet rrethuese të kishës në Kakavijë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në ambientet rrethuese të kishës në Kakavijë,

Një tjetër zjarr ka rënë në vend ndërsa vatrat janë duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë. Një vatër zjarri mësohet se ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset të cilat po mundohen të vënë nën kontroll flakët dhe të mos lejojnë përhapjen e tyre. Në zona ka edhe banesa të cilat mund të rrezikohen nga përhapja e zjarrit.

EMISIONET