Vrasja e Mateos, Ministrja e Shtetit për Fëmijët i shmanget gazetarëve: "Jam vonë më duhet të iki!"

Ministrja  Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk kishte asnjë koment dhe iu shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Fier ku fqinji vrau Mateon e vogël 8 vjeç.

Muzhaqi u tha gazetarëve se nuk kishte kohë: "Jam shumë vonë e më duhet të lëviz".

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…
Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Familjarët e Mateos, 8 vjeçar ishin sot në Gjykatën e Fierit duke kërkuar dënimin me varje të Klodian Çalamanit. 

Për disa orë situata u tensionua pasi familjarët ishin tepër të revoltuar dhe hynë me forcë në Gjykatë. Ata nisën dhe një nismë për mbledhjen e firmave për dënimin me varje të autorit.

Ministrja ndodhej në një aktivitet për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e abuzimeve, e organizuar nga Avokati i Popullit.

EMISIONET