VIDEO/ Shkaktoi aksidentin fatal 7 vite më parë, që i mori jetën 28-vjeçares në Laprakë, Apeli ndryshon dënimin: 9 vite burg për Ervin Bixhin

Gjykata e Apelit i juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 9 vite burg Ervin Bixhin, i cili në vitin 2017 në Laprakë, shkaktoi një aksident fatal duke i marrë jetën 28 vjeçares Xh. T, ndërsa nga përplasja e makina në afërsi të semaforit mbeti e plagosur vajza F. F të dyja pasagjere në mjetin që drejtohej nga Ervin Bixhi.
I plagosur në këtë aksident mbeti edhe shoferi i makinës tjetër, oficer policie.
Apeli ka prishur vendimin e Shkallës së Parë ku Bixhin e ka dënuar me 4 vite e ndërsa Apeli e rikualifikojë veprën penale duke e çuar në 9 vite.
Në vendimin e dhënë një ditë më parë nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar i riu do të vuajë përfundimisht 6 vite.


