VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (12 janar 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Veriore dhe Lindore do të dominohen nga vranësira. Ballkani do të ketë mot të qëndrueshëm, por me temperatura shumë të ulëta si pasojë e masave ajrore Siberike. Europa Qendrore dhe Gadishulli Iberik do të kenë kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i ftohtë; pasdite shfaqen vranësira të lehta, kryesisht në zonat Lindore, pa reshje. Temperaturat zbresin nga -12°C deri në 8°C. Era fryn nga Verilindja, me shpejtësi mbi 65 km/h, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Cikloni i Islandës sjell mot të paqëndrueshëm në Europën Veriore dhe Britaninë e Madhe me reshje shiu e dëbore. Europa Qendrore pritet me reshje të pakta, ndërsa Ballkani, Europa Lindore dhe brigjet e Egjeut do të dominohen nga mot i kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vendi mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë ditës; vranësira të pakta priten pasdite, më të dukshme në Verilindje dhe Juglindje. Temperaturat rriten lehtë nga -8°C deri në 13°C. Era fryn e lehtë deri mesatare, 25 km/h, duke gjeneruar dallgëzim të ulët.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.


