5 ORË SEANCË/ Shfryhet "Ura", disa në e burg e disa jo, ja çfarë vendosi GJKKO për anëtarët e grupit të Troplinëve

GJKKO shpalli vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 te arrestuarit e operacionit “Ura”.

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 13 të dyshuarit, ndërkohë, për avokatin Armand Tragaj, si dhe për Ervis Detin dhe Bexhet Memën, gjykata vendosi masën e “detyrimit për t’u paraqitur”, duke i liruar nga burgu.

Të arrestuarit që do të përballen me masën e arrestit me burg janë:

Orgest Molla, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Bexhet Mema, Ervis Deti, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Alfred Hysa.

ÇFARE NDODHI NE SEANCE?

Më shumë se 5 orë vijoi sot seanca gjyqësore në GJKKO për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK-ut si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës.

Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtës, Rigert Koni, i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona.

Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkojnë t’i përcaktohet saktësisht vepra penale, pasi nuk pranojnë që të jenë pjesë e grupit kriminal në fjalë.

Sipas avokatëve, materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështeten dyshimet e arsyeshme që janë komunikimet e kryera në “Sky EÇ”.

Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në “Sky” fakti të mbështetet edhe në prova të tjera.

Ndërkaq mes personave të ndaluar në kuadër të operacionit ndaj grupit të Troplinëve në Durrës është edhe avokati Armand Tragaj.

Ky i fundit ka rezultuar në dosjen e prokurorisë se kishte aplikacion të kriptuar “Sky Eç”, duke identifikuar dhe kodet që përdorte.

Ndalimi i tij është kryer pasi SPAK zbuloi se ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode.

Burime për Ora News bënë me dije se në sallën e gjyqit i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë më të butë sigurie se sa ajo e arrestit në burg.

Armand Tragaj: "Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me babin e sëmurë dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijë të vogël. Dhe për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes".

5 ORË SEANCË/ Shfryhet "Ura", disa në e burg e disa jo,
Armand Tragaj

Pas përfundimit të fjalës së të ndaluarit, gjyqtaria Rudina Palloj do të vendoste për 14 personat e ndaluar masat ndaj te ndaluarve.

MEGA-OPERACIONI "URA"

Operacioni policor i quajtur 'Ura', solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

EMRAT E TË DYSHUARVE:

Elvis Doçi (Visi i Pojës)

Indrit Tafili

Orget Shqevi

Artan Sulejmani

Orges Molla

Sueld Elezi

Ekil Nderjaku

Hasan Nderjaku

Altin Morina

Armand Tragaj

Rando Aliu

Musa Korça

Alfred Hysa

Altin Pjetri

Ligor Çombashi

Edmond Çupi

Naim Behluli

Edison Cukaj (Çukaj)

Serxhio Shkodra

Bexhed Mema

Emri Hysenaj

Artuar Shkoza

Sokol Istrefi

Ervin Zeqiri

Gezim Thartori

Ledio Bardhi

Juxhin Drazhi

Erind Lasku

EMISIONET