SPAK në veprim? Andoni: Ka zhvillime për "Gërdecin", dosja e "21 janarit" diçka morale për shqiptarët
Ben Andoni, analist në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj ka folur lidhur me rolin që po luan SPAK në dosje të mëdha si ajo e "Gërdecit" apo dosja për "21 janarin".
Sipas tij ka disa dosje që duhet t'ju jepet prioritet dhe në këtë shihet dhe puna që po bën institucioni.
Por sipas tij SPAK-ut me gjithë dëshirën që ka i mungon fleksibiliteti për të çuara para çështje të tilla si "Gërdeci" apo "21 janari".
Ben Andoni: SPAK-ut me gjithë dëshirën që ka i mungon fleksibiliteti për të çuara para çështje të tilla si "Gërdeci" apo "21 janari". Gërdeci po merr drejtim tjetër për të lënë diçka si emër të një institucioni të sapokrijuar. Sa i përket 21 janarit nuk besoj se do të ndodhë ndonjë gjë tjetër. Kuptoj që dhe dosja e "Gërdecit" dhe "21 janarit" mund të shkojnë përpara. Një institucion ecën me prioritete. Dosjes për incineratorët duhet t'ju jepet prioritet. Duket sikur ka zhvillime për Gërdecin. Duket sikur është maxhoranca por njerëzit që e kanë pësuar deri më tani janë e majta, por vetë SPAK nuk po e justifikon që nuk po zgjidh një dosje të madhe tek ne.
"Pjesa e Gërdecit ka kohë që është pjekur dhe zoti Dumani e njeh si dosje. 21 janari është diçka morale për shqiptarët. 21 janari do të shkojë larg, te Gërdeci do të ketë disa fije të shkokolepsura për të treguar që SPAK bëri diçka për një çështje kaq të nxehtë por duke kujtuar dhe dosje të tjera se si kanë kaluar besoj se dhe kjo dosje do të ketë këtë lloj fati."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.