SPAK kërkon 4.5 vite burgim për ekstremistin Ibrahim El Salih, ka prirje të radikalizmit fetar
Prokuroria e posaccme SPAK, ka kërkuar dënimin me 4 vite e 5 muaj burgim për të pandehurin Ibrahim El Salih (Lekica), i cili akuzohen për veprën penale të “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandes për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
SPAK e ka mbështetur konkluzinin e tij, në shkrimet e publikuara nga Salih, në rrjetin social “Facebook”.
Ibrahim El Salih, 56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj 2022 nga Drejtoria e Antiterrorit në Poicinë e Shtetit.
I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.
Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.