Hetimet për Arben Ahmetajn, vilat e ish-gruas dhe partneres do të qëndrojnë të bllokuara

Vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe në Palasë do të mbeten nën sekuestro. Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e bërë nga avokatët e Ahmetajt, të cilët pretenduan se vendimi i bllokimit të pasurive është i pabazuar në ligj dhe në prova.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e sukuestros së dy vilave të ish gruas dhe bashkëjetueses së ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke rrëzuar ankimin e avokatëve të tij.

Dy objektet nga të cilat njëra në Hamallaj dhe tjetra në Palasë janë bllokuar për llogari të një hetimi që ka nisur nga SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Ahmetaj për 4 vepra penale.

Sipas ankimimit, vila në Palasë nuk është në pronësi të shtetases Albina Macka, ish-gruas së Ahmetajt, por në pronësi të shoqes së saj Elda Dinaj.

E ndërsa për sa i përket vilës tjetër, SPAK ka dyshime së është përfituar nga të ardhura të jashtëligjshme.

Pikërisht në këtë banesë filluan edhe kontrollet e para të BKH dhe SPAK ku u sekuestruan disa prova të vlefshmë për hetimin.

Më herët Arben Ahmetaj i është drejtuar Apelit me një ankimim për bastisjen e banesave të tij.

Sipas shkresave, ish-ministri i konsideron të paligjshme edhe provat që janë marrë prej tyre pasi së pari duhet të kishin marrë leje duke qenë se ai vetë është në cilësinë e deputetit.

Por gjyqatari Dhimitër Lara vendosi që ankimimin e Arben Ahmetaj ta rrëzojë, duke legjitimuar kontrollin dhe çdo material që është gjetur në ato banesa.

Ish-ministri i Financave zyrtarisht është nën hetim nga SPAK për 4 akuza.

Prokuroria e Posaçme po e heton Ahmetajn për veprat penale që i përkasin dy procedimeve penale, të cilat janë bashkuar në një të vetëm.

Për çështjen e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre.

Hetimi ndaj tij përfshin edhe një tjetër kallëzim për pasurinë ku ish- zyrtari dyshohet për “pastrim parash”, “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë”.

spak arben ahmetaj vilat

EMISIONET