Simpatizanti demokrat ‘habit’ me propozimin: Kjo sallë të kthehet në muze se ka folur Berisha

Një simpatizant i PD, i cili ka qenë pjesë e ‘Foltores’ së demokratëve që po mbahet në Vlorë,  ka habitur me propozimin e tij.

Ai ka thënë se Pallatit i Kulturës në Vlorë, të shpallet muze, pasi është vendi ku ka folur Sali Berisha.

"Unë jam fatlum që jam në mes të vlonjatëve, këtu, këtij populli heroik. Këta janë vlonjatët dhe kjo është Vlora. Kam bindjen që herën tjetër, nëse do të bëni një takim me vlonjatët, duhet ta bëni në sheshin e ‘Flamurit’dhe kjo sallë këtu, të jetë sallë muze, ku ka folur Zoti Sali Berisha."- u shpreh ai. 

EMISIONET