SHBA dënon dhunën më 8 Janar, Escobar: Jo çdo anëtar i PD është partner i rëndësishëm i joni tani

SHBA dënon dhunën më 8 Janar, Escobar: Jo çdo anëtar

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

"Është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunë dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë në kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithëkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani".

Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

"Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë por në përgjithësi në rajon jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike".

Intervista e plotë me zotin Escobar do të transmetohet në emisionin Ditari, në orën 18:00.

EMISIONET