Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë, apeli për shoferët

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Sarandën gjatë orëve të fundit kanë sjellë probleme në rrugët e zonës.

Në veçanti, në segmentin Kardhiq–Delvinë pranë tunelit të Skërficës, janë regjistruar rënie gurësh dhe materiale të tjera në rrugë.

Autoritetet apelojnë që drejtuesit e automjeteve të udhëtojnë me kujdes të shtuar, duke qenë të vetëdijshëm për terrenin e lagësht dhe rrezikun e rrëshqitjeve të mundshme.

Situata pritet të mbetet e vështirë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

EMISIONET